Ndërlidhjet

logo-print

Rusia kërkon nga BE që mos t'i bëj presion Serbisë


Ministri i Jashtën rus, Sergei Lavrov (M) me zëdhënësin e kësaj ministrie, Aleksandr Lukashevich

Ministri i Jashtën rus, Sergei Lavrov (M) me zëdhënësin e kësaj ministrie, Aleksandr Lukashevich

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme ruse, Aleksandr Lukashevich, ka thënë se Moska është kundër asaj që e quan ai ‘përpjekjeve të Bashkimit Evropian’, që të bëjnë Serbinë për t’iu bashkuar sanksioneve ndaj Rusisë.

“Metodat e përdorura nga kolegët tanë Evropianë, për të bindur dhe detyruar shtetet tjera që t’ju bashkohen sanksioneve kundër Rusisë, janë të papranueshme”, është shprehur Lukashevich, të enjtën.

Deklarata e tij vjen, pasi që Komisionari për fqinjësi të Bashkimit Evropian dhe negociata, Johannes Hahn, u ka bërë thirrje autoriteteve serbe që t’i bashkohen BE-së në vendosjen e sanksioneve për Rusinë.

XS
SM
MD
LG