Ndërlidhjet

Papa Françesku: Të varfërit kërkojnë dinjitet jo mëshirë


Papa Françesku, gjatë konferencës në Romë, të enjten, më 20 nëntor.

Papa Françesku, gjatë konferencës në Romë, të enjten, më 20 nëntor.

Papa Françesku, ka thënë se të varfërit në botë, kanë të drejtën që të kenë një jetë të dinjitetshme.

Ai këto komente i ka bërë në një konferencë ndërkombëtare për media, për urinë në botë dhe kequshqyerjen, e mbajtur në Romë.

“Derisa ne flasim për të drejta të reja, njerëzit e uritur vazhdojnë të mbesin nëpër rrugë, duke kërkuar që të njihen si qytetarë”, ka thënë Papa Françesku, para mediave, duke shtuar se ‘të varfërit kërkojnë dinjitet e jo mëshirë’.

Konferenca u zhvillua në selinë Organizatës së Ushqimit dhe Bujqësisë së OKB-së (FAO) në Romë, e organizuar në bashkëpunim me Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

Sipas OKB-së, rreth 805 milion njerëz në botë, nuk kanë ushqim të mjaftueshëm.

XS
SM
MD
LG