Ndërlidhjet

Putin kërkon parandalimin e ‘Revolucionit me ngjyra’


Presidenti rus, Vladimir Putin

Presidenti rus, Vladimir Putin

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë se Moska duhet t’i marrë të gjitha masat për të parandaluar ekstremizmin dhe ‘revolucionin me ngjyra’, që t’i afrohet Rusisë.

Duke i’u referuar kryengritjeve popullore në ish-republikat sovjetike, Putin është shprehur: ”ne e kemi parë se çfarë pasoja tragjike kanë sjellur të ashtuquajturat revolucione me ngjyra”.

Ai i ka bërë këto komente, të enjten më 20 nëntor para Këshillit të Sigurimit rus.

Për ‘revolucionin me ngjyra’ para disa ditësh ka folur edhe zëvendësministri rus i Mbrojtjes, Anatoly Antonov.

Ai ka thënë se kërcënimi nga një revolucion i tillë, është diskutuar gjatë një takimi në Beijing mes ministrit të Mbrojtjes të Rusisë, Sergei Shoigu dhe homologut të tij nga Kina, Chang Wanquan.

Pas parasysh protestat e vazhdueshme pro-demokracisë në Hong Kong, ministrat kanë pranuar se ‘asnjë vend nuk është imunë ndaj revolucioneve me ngjyra’, ka thënë Antanov.

Ai ka thënë se ‘revolucionet me ngjyra’ janë eksperimente të perëndimit, përfshirë edhe të politikanëve amerikanë.

Sipas Antanov, shembull i fundit i ‘revolucionit me ngjyra’, kanë qenë ngjarjet në Ukrainë, ku ‘një grusht shteti u zhvillua’, duke lënë Ukrainën që të përballet me ‘vështirësi dhe sfida’.

Ndryshe, ‘revolucionet me ngjyra’ të njohura si ‘Color Revolutions’, janë term që përcakton një seri të trazirave masive në rrugë dhe protesta të popullsisë, që paraprakisht kanë një skenar, që në shumicën e rasteve përfundojnë me një ndryshim të regjimit politik, pa përfshirjen ushtarake dhe pa dhunë.

XS
SM
MD
LG