Ndërlidhjet

Program që zbulon mbikqyrjen e kompjuterëve


Ilustrim
Ilustrim

Një koalicion i të drejtave të njeriut dhe grupeve të teknologjisë kanë lansuar një mjet me anë të së cilit përdoruesit e kompjuterëve mund të kontrollojnë nëse kompjuteri i tyre është infektuar me softuare të mbikqyrjes.

Organizatat ndërkombëtare: ‘Amnesty International’ , ‘Electronic Frontier Foundation’, ‘Privacy International, dhe ‘Digitale Gesellschaft’, kanë punuar së bashku për të krijua një detektor të tillë, të cilin e kanë lansuar, më 20 nëntor.

Amnesty, ka bërë të ditur se programi është projektuar për aktivistë të të drejtave të njeriut dhe për gazetarët, që ata të jenë të lirë dhe të mos i frikësohen kompjuterit të tyre, se mos dikush po i’u përcjell punën.

Ky program, mund të shkarkohet nga ueb-faqja resistsurveillance.org.

XS
SM
MD
LG