Ndërlidhjet

Sulm në një tren të Pakistanit


Ilustrim
Ilustrim

Zyrtarë në Pakistan, kanë bërë të ditur se një bombë ka shpërthyer në një tren në jug-perëndim të vendit, me ç’rast janë plagosur më së paku 8 persona.

Sulmi ka ndodhur më 20 nëntor, afër qytetit Dasht, 50 kilometra në lindje të Quettas, kryeqytetit të provincës Balochistan.

Punëtori i stacionit hekurudhor, Suhail Ahmed, ka thënë se shpërthimi ka dëmtuar në masë të madhe trenin dhe shinat.

Sulmin e ka marrë përsipër, Ushtria e Bashkuar Çlirimtare Baluch, të cilët kanë thënë se e kanë bërë në shenjë hakmarrjeje ndaj forcave qeveritare të sigurisë, të cilët kanë rrëmbyer një aktivistë të tyre.

Në Balochistan tash sa vite kryengritësit ushtrojnë dhunë e sulme, të cilët po kërkojnë më shumë autonomi dhe një pjesë të madhe të burimeve natyrore të këtij rajoni.

Ndryshe, Balochistan ka qenë e përfshirë edhe nga dhuna e radikalëve islamikë.


XS
SM
MD
LG