Ndërlidhjet

Obama jep urdhër për ndryshime në sistemin e imigracionit


Presidenti amerikan, Barack Obama

Presidenti amerikan, Barack Obama

Presidenti amerikan, Barack Obama, ka sqaruar urdhërin e tij ekzekutiv për të ndryshuar sistemin e imigracionit, me ç’rast ka akuzuar ligjvënësit republikanë që përbëjnë shumicën në Kongres, që kanë dështuar për të kaluar reformat e nevojshme.

Në një fjalim të tij nga Shtëpia e Bardhë më 20 nëntor, Obama ka thënë se plani i tij është ‘më i drejtë’ se sa arrestimi dhe deportimi nga amerika i miliona imigrantëve ilegalë.

Plani i tij kërkon është që rreth 5 milionë imigrantë të paligjshëm që ndodhen në Shtetet e Bashkuara prej të paktën pesë vjetësh të mbrohen nga deportimi. Këta persona duhet kalojnë kontrollin e biografisë për të vërtetuar se nuk kanë pasur probleme me ligjin dhe të jenë të gatshëm të paguajnë taksa.

Obama ka thënë se kjo që po kërkon ai nuk është amnisti.

Disa ligjvënës republikanë kanë kërkuar nga Obama që të anulojë urdhërin ekzekutiv, në të kundërtën ata kanë kërcënuar se do të bllokojnë propozimet e tij në Kongresin e ardhshëm.

XS
SM
MD
LG