Ndërlidhjet

Arrestohet zëvendës drejtuesi i ‘Vëllazërisë Myslimane’


Ilustrim
Ilustrim

Në Jordani është arrestuar një zyrtar nga ‘Vëllazëria Myslimane’ e vendit pasi që ka bërë deklarata kritike kundër një vendimi të Emirateve të Bashkuara Arabe, e cila ka shpalllur këtë vëllazëri, si një grup terrorist.

Kritikat i ka bërë zëvendës drejtuesi i ‘Vëllazërisë Myslimane’ në Jordani, Zaki Beni Rushaid, i cili ka sulmuar verbalisht Emiratet të Bashkuara për rolin e saj kundër islamit politik.

Rushaid është arrestuar në orët e vona më 20 nëntor, në selinë e partisë së ‘Vëllazërisë Myslimane‘ në kryeqytetin e Jordanisë, Aman.


XS
SM
MD
LG