Ndërlidhjet

Sulm me bombë në Pakistan, vritet një ushtarë


Ilustrim
Ilustrim

Zyrtarë pakistanezë kanë bërë të ditur se një bombë e instaluar në një motoçikletë, ka vrarë një ushtar dhe ka plagosur një tjetër, në veri-perëndim të Pakistanit.

Sulmi ka ndodhur sot në zonën Mithra në periferi të Peshavarit.

Zyrtarët pakistanezë kanë bërë të ditur se mjeti shpërthyes është vendosur në një motoçilkletë në një rruge, dhe ajo ka shpërthyer përmes një telekomande në momentin kur afër saj ka kaluar një automjet me ushtarë.

Ende nuk dihen përgjegjësit e sulmit.

Ndryshe, konvojë të forcave të sigurisë së Pakistanit, si dhe kamionë furnizues të NATO-s, që udhëtojnë për në vendin fqinj Afganistan, janë rregullisht të sulmuar nga militantët në këtë zonë.

Në qershor, ushtria e Pakistanit ka filluar një ofensivë të madhe kundër strehimit të militantëve në rajonin e afërt fisnor të Veziristanit Verior, një fortesë kjo e talibanëve pakistanezë dhe militantëve të huaj islamik.

XS
SM
MD
LG