Ndërlidhjet

Para raundit të fundit të bisedimeve për programin bërthamor të Iranit


Sekretari amerikan, John Kerry (D), Përfaqësuesja e BE-së, Catherine Ashton, dhe ministri i Jashtëm iranian, Javad Zarif (M)

Sekretari amerikan, John Kerry (D), Përfaqësuesja e BE-së, Catherine Ashton, dhe ministri i Jashtëm iranian, Javad Zarif (M)

Raundi i fundit i bisedimeve për programin bërthamor mes Iranit dhe fuqive botërore, do të vazhdojë sot më 21 nëntor në Vjenë, ku pritet që të arrihet marrëveshja para afatit të caktuar, më 24 nëntor.

Mbrëmë negociatorët e bisedimeve kanë zhvilluar një bisedë deri në orët e vona, ku kanë marrë pjesë Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ministri i Jashtëm iranian, Mohammad Zarif, dhe përfaqësuesja e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton.

Ndërsa sot në Vjenë, pritet që bisedimeve t’ju bashkangjiten edhe ministri i Jashtëm francez, Laurent Fabius dhe sekretari i Jashtëm britanik, Philip Hammond.

Sekretari amerikan Kerry ka thënë se fuqitë botërore, janë të ‘bashkuar’ në kërkim të gjetjes së një marrëveshjeje, dhe se ato nuk po flasin që kjo çështje të shtyhet mbas afatit të përcaktuar, që është 24 nëntori.

Por, përfaqësuesi i Rusisë në këto bisedime, Sergei Ryabkov, e ka përshkruar atmosferën si të 'tensionuar' dhe ka thënë se arritja e marrëveshjes do të jetë shumë e vështirë.

Dyshime ka shfaqur edhe Sekretari britanik Hammond. Ai ka thënë se nuk është optimist se do të arrihet marrëveshja.

Ndryshe, gjashtë fuqi botërore: Anglia, Rusia, Franca, Gjermania, SHBA-të dhe Kina, kanë hyrë në bisedime me Iranin, nga e cila po kërkojnë që të ndal zhvillimin e programit bërthamor.

XS
SM
MD
LG