Ndërlidhjet

logo-print

Ukraina shënon festën e re zyrtare, për çlirimin nga ish-pushteti i Kremlinit


Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko

Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko

Ukraina shënon sot më 21 nëntor, festën e re kombëtare, e cila kujton përvjetorin e fillimit të protestave në Kiev që çuan në përmbysjen e ish-regjimit të Kremlinit.

Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko, ka nënshkruar dekretin më 13 nëntor, përmes së cilës shënohet festa zyrtare e quajtur ‘Dita e Dinjitetit dhe Lirisë’.

Më 21 nëntor 2013, disa qindra njerëz filluan protestat në një shesh në Kiev, të zhgënjyer nga presidenti i atëhershëm Viktor Yanukovych, i cili refuzojë një marrëveshje historike me Bashkimin Evropian, në favor të lidhjeve më të ngushta me Rusinë.

Pas ditës së parë, pasi protestat shpejt u rritën në dhjetëra mijëra demonstrues, filluan edhe përpjekjet brutale të policisë për të shpërndarë turmat me shkopinj gome dhe gaz lotsjellës.

Megjithatë turma e qytetarëve vetëm sa rritej, të cilët bënin thirrje për përmbysjen e Yanukovychit, gjë që ndodhi në shkurt 2014. Kjo pasi më shumë se 100 persona u vranë në përleshjet me policinë e cila dështojë për t'i dhënë fund demonstratave.

XS
SM
MD
LG