Ndërlidhjet

Assad kërkon bashkëpunim të ‘sinqertë’ për të shkatërruar IS


Presidenti sirian, Bashar al-Assad
Presidenti sirian, Bashar al-Assad

Presidenti sirian, Bashar al-Assad, ka thënë se ‘bashkëpunimi ndërkombëtarë’ ka qenë i nevojshëm për të shkatërruar militantët e Shtetit Islamik (IS).

Në një fjalim para anëtarëve të partisë së tij Baath, Assad ka thënë se elementi më i rëndësishëm në përcaktimin e rezultateve të fushatës ndërkombëtare kundër IS, është nëse ekziston "një bashkëpunim i vërtetë dhe i sinqertë ndërkombëtarë’ kundër xhihadistëve.

Fjalimi i Assadit vjen vetëm disa ditë pasi që presidenti amerikan, Barack Obama, ka refuzuar bashkëpunimin me presidentin sirian në luftën kundër IS, militantët e së cilës kontrollojnë një pjesë të madhe të territorit në Siri dhe Irak.

Presidenti Obama ka thënë se, sjellja e Assadit në koalicionin ndërkombëtarë kundër IS, vetëm do të ‘kthejë më shumë sunitë myslimanë në drejtim të grupit ekstremist’.

XS
SM
MD
LG