Ndërlidhjet

Pesë parti të bashkuara për të reformuar Ukrainën


Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko

Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko

Ukraina ka formuar një koalicion qeverisës të përbërë nga pesë parti, ajo e bllokut të Petro Poroshenkos, Fronti Popullor, Samopomich, Partinë Radikale dhe Batkivshchyna.

Të pesë partitë kanë nënshkruar draft marrëveshjen për koalicion, sot në mëngjes, më 21 nëntor.

Mediat ukrainase kanë shkruar se përfaqësuesit e këtij koalicioni janë pajtuar që qëllimi kryesor i tyre të jetë anëtarësimi i Ukrainës në NATO, së bashku me kthimin e Krimesë së pushtuar nga Rusia, në kontrollin e Ukrainës.

Partitë po ashtu janë pajtuar që të punojnë së bashku për të integruar sa më parë vendin në Bashkimin Evropian BE.

Ndër tjerash, palët janë pajtuar po ashtu që të anulojnë imunitetin për ligjvënësit, të reformojnë sistemin zgjedhor, të ndalojnë përdorimin e simboleve naziste e sovjetike, si dhe të decentralizojnë strukturën e pushtetit në vend.

Në mesin e prioriteteve tjera, është edhe krijimi i bazave të përhershme ushtarake në lindje të vendit dhe ndarjen e të paktën 3 për qind të GDP-së së vendit për nevoja ushtarake.

Marrëveshja mes tyre pritet që të prezantohet zyrtarisht, sot në parlamentin ukrainas.

XS
SM
MD
LG