Ndërlidhjet

logo-print

Dënohet me burgim të përjetshëm, kërkoi të drejta për popullin e tij


Ilham Tohti

Ilham Tohti

Një gjykatë në Kinë, ka konfirmuar dënimin me burg të përjetshëm ndaj profesorit dhe avokatit etnik ujgur, Ilham Tohti.

Avokati i të dënuarit, Liu Xiaoyan, ka njoftuar sot, se nuk do të ketë më mundësi për apelim, ndërsa ka shtuar se gjykimi ndaj klientit të tij ka qenë i motivuar politikisht.

Tohti, 44 vjeçar ish profesor në Pekin dhe kritikues ndaj Kinës për politikat e saj të ushtruara në perëndim të rajonit Xinjiang, është dënuar me akuzën për separatizëm.

Ai pa pushim ka kritikuar qeverinë kineze që nuk po i jep autonomi rajonit Xinjiang të përbërë nga monoriteti ujgur, prej nga vjen edhe ai.

Ujgurët në Xinjiang, janë popull myslimanë me preardhje turke, të cilët tash sa kohë ankohen për trajtim të ashpër që ka ndaj tyre, sundimi kinez.

XS
SM
MD
LG