Ndërlidhjet

Përfundon regjistrimi i bujqësisë në Kosovë


Ilustrim
Ilustrim

Në Kosovë ka përfunduar regjistrimi i bujqësisë që kishte filluar më 1 nëntor të këtij viti. Rezultatet preliminare do të publikohen në muajin shkurt të vitit 2015.

Në këtë projekt nuk kanë marrë pjesë katër komunat në veri të Kosovës, të banuara më shumicë serbe.

Në të gjitha komunat tjera ndërkaq, procesi është realizuar pa ndonjë problem, kanë thënë të premten zyrtarë të Agjencisë se Statistikave të Kosovës, gjatë një takimi me gazetarë të mbajtur në Prishtinë.

XS
SM
MD
LG