Ndërlidhjet

Konsultime për programin atomik të Iranit


Pamje nga takimi i zyrtarëve perëndimorë dhe iranianë në Vjenë lidhur me programin atomik të Iranit
Pamje nga takimi i zyrtarëve perëndimorë dhe iranianë në Vjenë lidhur me programin atomik të Iranit

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, dhe ministri i jashtëm i Iranit, Mohammad Javad Zarif, pritet të largohen nga Vjena, ku po zhvillohen bisedimet për programin atomik iranian.

Zyrtarët amerikanë kanë thënë se zoti Kerry sot udhëton për në Paris, për t’i takuar kolegët evropianë, ndërsa zoti Zarif është nisur për në Teheran për konsultime, para datës 24 nëntor, që është afati i fundit për arritje të marrëveshjes.

Gjatë ditës së djeshme, derisa po zhvilloheshin bisedimet, sekretari John Kerry, tha se fuqitë botërore janë “unike” në përpjekjet e tyre për arritjen e marrëveshjes, por nuk bisedohet për zgjatjen e afatit.

XS
SM
MD
LG