Ndërlidhjet

Biden: Rishënimi i kufijve me forcë në Evropë - i papranueshëm


Joe Biden në Kiev
Joe Biden në Kiev

Zëvendëspresidentni amerikan, Joe Biden, tha se “është e papranueshme për vendet që të përpiqen t’i rishënojnë kufijtë me forcë në Evropë ose të intervenojnë ushtarakisht, meqë atyre nuk u pëlqen vendimi që e ka bërë fqinji i tyre”.

Këto komeente ai i ka bërë sot në Kiev, në konferencën e përbashkët për shtyp me presidentin e Ukrainës, Petro Poroshenko.

Mëtutje, zoti Biden theksoi se nëse Rusia do t’i plotësoj përkushtimet, që i ka marrë në Minsk për përfundimin e krizës në Ukrainë dhe do ta respektoj integritetin territorial të Ukrainës, atëherë “ne mund ta fillojmë diskutimin racional për sanksione”.

Por, zyrtari i lartë amerikan theksoi se “ne kemi parë mosrespektim të paturpshëm për marrëveshjen e Minskut nga ana e Moskës”.

“Bëne atë për të cilën jeni pajtuar ta bëni, zoti Putin”, ishte porosia e zëvendëspresidentit Biden.

Mëtutje, Joe Biden, ka theksuar se “Amerika nuk e njeh dhe nuk do ta njohë okupimin rus dhe përpjekjen për aneksim të Krimesë” dhe do të insistoj që edhe të tjerët të mos e njohin këtë veprim të Moskës.

Zyrtari i lartë amerikan ka theksuar se Shetet e Bashkuara “do të jenë në anën” e Ukrainës, për aq kohë sa këtë e dëshiron Kievi.

XS
SM
MD
LG