Ndërlidhjet

logo-print

Regjistrimi i bujqësisë nuk përfshinë komunat veriore


Fotografi ilustruese

Fotografi ilustruese

Në Kosovë ka përfunduar në terren regjistrimi i bujqësisë që kishte filluar më 1 nëntor të këtij viti. Rezultatet preliminare do të publikohen në muajin shkurt të vitit 2015.

Në këtë projekt nuk kanë marrë pjesë katër komunat në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe.

Në të gjitha komunat tjera ndërkaq, procesi është realizuar pa ndonjë problem, kanë thënë zyrtarë të Agjencisë se Statistikave të Kosovës, agjenci kjo përgjegjëse për realizimin e këtij projekti.

Pamje nga konferenca e regjistrimit të bujqësisë

Pamje nga konferenca e regjistrimit të bujqësisë

Isa Krasniqi, kryeshef ekzekutiv në këtë agjenci, ka thënë se regjistrimi i tokave bujqësore do të jap të dhëna të detajuara për shfrytëzimin e tokës, numërimin e blegtorisë sipas llojeve, kulturat bujqësore se dhe fuqinë punëtore në bujqësi .

“Dita e enjte ka qenë përmbyllja e këtij procesi jashtë zakonisht të rëndësishëm të Kosovës dhe përfundojmë më fazën më të vështirë dhe të më ndjeshme të mbledhjes se të dhënave në terren".

"Pas ditës se djeshme, fillojnë fazat e tjera, dorëzimi i materialit tek autoritet kompetente në mënyrë që të fillojë faza e futjes dhe përpunimit të te dhënave, dhe pastaj të fillojmë më dinamikën e planifikimit pwr shpalljen e rezultateve preliminare”, ka thënë Krasniqi .

Kurse sa i përket mos pjesëmarrjes se katër komunave veriore të Kosovës në regjistrimin e sektorit të bujqësisë, Krasniqi thotë se nuk kanë marrë ndonjë përgjigjeje zyrtare.

Ai ndërkaq tregon se aspektet përgatitore si përgatitja e stafit për mbikëqyrje dhe kontrolloe kanë përfunduar edhe në ato komuna, por më vonë janë vërejtur hezitime .

“Përpjekja jonë përfundimtare ka qenë më 11 të muajit nëntor, kur ka përfunduar gjysma e mbledhjes se të dhënave në terren që kemi bërë thirrje zyrtare të gjithë kryetareve të komunave, por nuk kemi pasur ndonjë përgjigjeje as negative por as pozitive", tha Krasniqi .

Ndryshe, regjistrimi i tokave bujqësore për herë të fundit në Kosovë është kryer në vitin 1960 dhe për këtë ekspertë të bujqësisë, e konsiderojnë proces të domosdoshëm edhe pse i vonuar.

Halim Gjergjizi, profesor në Fakultetin e Bujqësisë në Universitetin e Prishtinë, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, e vlerëson proces më rendësi strategjike për zhvillimin e bujqësisë.

“Më se shumti janë dëmtuar fermerët e atij rajoni. Ngase nuk do të kenë të dhëna dhe masat dhe politikat që do të merren për atë rajon nuk do të bazohen në të dhëna të sakta . Mjerisht edhe ky elemente që nuk ka lidhje më politikë ka marr një karakter politik dhe kështu është një dëmtim para se gjithash për atë rajon”, ka thënë Gjergjizi.

Ndryshe, rezultatet përfundimtare nga të dhënat e grumbulluara nga regjistrimi i bujqësisë do të fillojnë nga shtatori i vitit 2015 për të përfunduar në dhjetor të këtij viti.

  • 16x9 Image

    Nadie Ahmeti

    Me profesionin e gazetarisë ka filluar të merret që prej vitit 2000, kurse Radios Evropa e Lirë i është bashkuar në vitin 2001. Kryesisht mbulon çështjet ekonomike dhe sociale, për çka edhe i janë ndarë disa mirënjohje.

XS
SM
MD
LG