Ndërlidhjet

Vjenë: Zarif nuk është larguar nga bisedimet


Pamje nga bisedimet për programin atomik iranian në Vjenë

Pamje nga bisedimet për programin atomik iranian në Vjenë

Burime iraniane dhe mediat thonë se ministri i jashtëm iranian, Javad Zarif, nuk do të udhëtoj nga Vjena për në Teheran, gjatë ditës së sotme.

Më herët ishte raportuar se zoti Zarif do të largohej nga Vjena, ku po zhvillohen bisedimet për programin atomik iranian, për konsultime për shkak se po afrohet 24 nëntori, që është afati i fundit për arritjen e marrëveshjes.

Britania, Kina, Franca, Gjermania, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara, dëshirojnë që Irani të dëshmoj se nuk po zhvillon armatim atomik dhe në këmbim, ofrojnë tërheqje të një pjese të sanksioneve.

Zyrtarët amerikanë kanë thënë se zoti Kerry sot udhëton për në Paris, për t’i takuar kolegët evropianë.

Gjatë ditës së djeshme, derisa po zhvilloheshin bisedimet, sekretari John Kerry, tha se fuqitë botërore janë “unike” në përpjekjet e tyre për arritjen e marrëveshjes, por nuk bisedohet për zgjatjen e afatit.

XS
SM
MD
LG