Ndërlidhjet

Daçiq: Partia e Sheshelit nuk ka ndikim në Serbi


Ivica Daçiq
Ivica Daçiq

Ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka deklaaruar sot se Partia Radikale Serbe (PRS) është parti jashtëparlamentare dhe se “nuk ka kurrfarë ndikimi” në skenën politike në Serbi.

Mëtutje, duke i komentuar deklaratat e liderit të PRS, Vojisllav Sheshel, për Serbinë e Madhe, zoti Daçiq ka pyetur se “kush është sot Vojisllav Shesheli në Serbi ”?

Ministri i jashtëm i Serbisë ka vlerësuar se Tribunali i Hagës “nuk ishte në gjendje” ta përfundoj procesin kundër Sheshelit dhe se kjo gjykatë duhet të mbyllet, pasi ajo ka zgjatur shumë, raporton agjencia Beta nga Beogradi.

“Tribunali i Hagës ka lejuar që të krijohet kjo situatë”, tha Daçiq dhe ka shtuar se “Serbia nuk e ka as një milimetër përgjegjësi” lidhur me deklaratat e Sheshelit, i cili “më së shumti i sulmon autoritetet në Serbi”.

Këto komente ai i bëri duke e komentuar nismën e deputetëve kroatë që në Parlamentin Evropan të miratohet një rezolutë, me të cilën do të dënohen deklaratat e të akuzuarit, Vojisllav Sheshel, i cili është liruar përkohësisht për shkak të sëmundjes.

XS
SM
MD
LG