Ndërlidhjet

Kerry mbetet në bisedimet e Vjenës


Javad Zarif, Catherine Ashton (në mes) dhe John Kerry (djathtas) gjatë bisedimeve atomike në Vjenë
Javad Zarif, Catherine Ashton (në mes) dhe John Kerry (djathtas) gjatë bisedimeve atomike në Vjenë

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, është ende në Vjenë, megjithë raportet e mëhershme nga zëdhënësi i tij, se ai do të largohet nga bisedimet për programin atomik të Iranit, për të shkuar në Paris për konsultime me “kolegët evropianë”.

Zyrtarët amerikanë u kanë thënë privatisht mediave perëndimore se Kerry e ka të parashikuar një takim sot më vonë në Vjenë, me ministrin e jashtëm të Iranit, Mohammad Javad Zarif, dhe me negociatoren kryesore evropiane, Catherine Ashton.

Britania, Kina, Franca, Gjermania, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara, dëshirojnë që Irani të dëshmoj se nuk po zhvillon armatim atomik dhe në këmbim, ofrojnë tërheqje të një pjese të sanksioneve.

Gjatë ditës së djeshme, derisa po zhvilloheshin bisedimet, sekretari John Kerry, tha se fuqitë botërore janë “unike” në përpjekjet e tyre për arritjen e marrëveshjes, por nuk bisedohet për zgjatjen e afatit.

Raportohet se 24 nëntori është afati i fundit për arritjen e marrëveshjes ndërmjet fuqive botërore dhe Iranit.

XS
SM
MD
LG