Ndërlidhjet

Kenia: Militantët i vranë 28 persona jomyslimanë


Forcat e sigurisë në Kenia i marrin pozicionet gjatë operacionit kundër militantëve të grupit Al-Shabab në qendrën tregtare Westgate vitin e kaluar

Forcat e sigurisë në Kenia i marrin pozicionet gjatë operacionit kundër militantëve të grupit Al-Shabab në qendrën tregtare Westgate vitin e kaluar

Policia në Kenia thotë se militantët e grupit Al-Shabab nga Somalia, e kanë rrëmbyer një autobus në pjesën veriore të Kenias dhe i kanë vrarë 28 persona jomyslimanë, pasi ata ishin ndarë nga udhëtarët e tjerë.

Zyrtarët e policisë thanë se autobusi me 60 udhëtarë në kryeqytetin, Najrobi, ishte rrëmbyer sot herët në mëngjes, afër kufirit me Somalinë.

Zyrtarët thanë se personat e vrarë ishin shërbyes civilë, që ishin nisur për Najrobi për pushime me rastin e Krishlindjeve.

Kenia është goditur nga një seri e sulmeve me armë dhe bomba, për të cilat fajësohen militantët e grupit somalez, Al-Shabab, i ndërlidhur me al-Kaidën, prej se Kenia i ka dërguar trupat e veta në Somali, në vitin 2011.

Autoritetet thonë se prej atëherë kanë ndodhur se paku 135 sulme në Kenia, përfshirë edhe atë në qendrën tregtare Westgate, me ç’rast ishin vrarë 67 vetë.

Grupi Al-Shabab e pat marrë përgjegjësinë për sulmin në këtë qendër tregtae në shtator të vitit të kaluar.

XS
SM
MD
LG