Ndërlidhjet

NYT: Obama e ka nënshkruar urdhërin sekret për Afganistanin


E përditshmja New York Times raportoi se presidenti amerikan, Barack Obama, e ka vazhduar rolin luftarak të trupave të Shteteve të Bashkuara në Afganistan, edhe për një vit nëpërmjet një urdhëri sekret, që e ka nënshkruar në javët e fundit.

Më parë zoti Obama ka thënë se operacionet luftarake të NATO-s në Afganistan, që udhëhiqen nga Shtetet e Bashkuara, do të përfundojnë në fund të këtij viti.

Misioni i ardhshëm i NATO-s, prej 1 janarit 2015, do të përfshinte 9,800 ushtarë amerikanë dhe 3 mijë ushtarë nga Gjermania, Italia dhe vendet e tjera të aleancës veriatlantike.

Ky mision, fillimisht, do të ishte i fokusuar në mbështetjen e forcave afgane.

Por, New York Times raporton sot se urdhëri i zotit Obama i autorizon trupat amerikanee për ta vazhduar misionin luftarak kundër militantëve në Afganistan, përfshirë talibanët, nëse ata u kërcënohen forcave amerikane ose qeverisë afgane.

Agjencia AP raportoi se zyrtarët amerikanë në kushte të anonimitetit i kanë konfirmuar detajet e raportit.

XS
SM
MD
LG