Ndërlidhjet

Lavrov: Sanksionet synojnë ndryshim të regjimit


Sergei Lavrov

Sergei Lavrov

Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha se sanksionet perëndimore kundër Rusisë, për rolin e saj në krizën e Ukrainës, ka për synim nxitjen e ndryshimitt të regjimit në Moskë.

Duke folur sot në mbledhjen e Këshillit për politikë të jashtme dhe mbrojtje në Moskë, zoti Lavrov theksoi se perëndimi “hapur ka shpallur se sanksionet duhet ta rrënojnë ekonominë dhe të shkaktojnë protesta të popullit”, dhe ka shtuar se “perëndimi demonstron qartas se ata nuk dëshirojnë të kërkojnë ndryshime në politikat për Ukrainën, por dëshirojnë të bëjnë presion për ndryshim të regjimit” në Moskë.

Raportet ndërmjet Rusisë dhe perëndimit janë përkeqësuar për shkak të krizës në Ukrainë, derisa Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë imponuar sanksione ekonomike kundër Rusisë.

Moska ka reaguar duke e ndaluar importin e ushqimeve nga vendet që marrin pjesë në sanksione.

XS
SM
MD
LG