Ndërlidhjet

logo-print

Poltorak: Rusia i ka mijëra ushtarë në Ukrainë


Presidenti Petro Poroshenko (djathtas) dhe ministri i mbrojtjes Stepan Poltorak

Presidenti Petro Poroshenko (djathtas) dhe ministri i mbrojtjes Stepan Poltorak

Ministri i mbrojtjes i Ukrainës, Stepan Poltorak, tha sot se Rusia i ka 7,500 ushtarë në pjesën lindore të Ukrainës, ku separatistët prorusë po luftojnë kundër forcave qeveritare për muaj të tërë.

Në deklaratën e tij të publikuar në faqen e Ministrisë së mbrojtjes së Ukrainës në Internet, Poltorak thotë se “prania e 7,500 përfaqësuesve të forcave të armatosura ruse në Ukrainë e destabilizon situatën dhe na parandalon nga stabilizimi i saj”.

Sipas tij, Ukraina planifikon “rritjen e fuqisë së forcave të armatosura” dhe shtim të nivelit të armëve dhe pajisjeve “në kohën sa më të afërt”.

Nga ana tjetër, zyrtarët e sigurisë në Kiev sot kanë njoftuar se katër ushtarë ukrainas janë vrarë dhe 10 të tjerë janë plagosur, gjatë 24 orëve të fundit.

XS
SM
MD
LG