Ndërlidhjet

Maqedoni: Multikulturalizmi, në këmbë të qelqta!


Shkupi

Shkupi

Multikulturalizmi në Maqedoni ndodhet në këmbë të qelqta. Incidentet e shumta me bazë etnike, paragjykimet, dallimet dhe mosbesimi duke filluar nga arsimi fillor e deri tek klasat politike pavarësisht qeverisjes së përbashkët me vendi, janë dëshmi se shoqëria shumëetnike ndodhet para sidave të mëdha që janë shumë të rëndësishme për zhvillimin e vendit.

Ky është konkluzioni i një hulumtimi të realizuar nga aktivistët e forumeve rinore të partive opozitare, në kuadër të një platforme rinore mbi multikluturalizmin, por që e konfirmojnë edhe njohësit e çështjeve të ndëretnicitetit.

Emir Çoriq, nga rinia liberal-demokrate, thotë se politika e keqe është rezultat i mos besimit ndaj institucioneve dhe e dhunës mes të rinjëve, të cilët çdo incident e etiketojnë me prapavijë etnike. Ai thotë se gjendja mund të përmirësohet nëse vërtet ekziston angazhim serioz i faktorëve relevant në shtet.

“Njohja sistematike me kulturat e njëri tjetrit, kryesisht përmes arsimit, zbatimi i standardeve ndërkombëtare për mbrojtjen e pakicave kombëtare, masat ligjore për pengimin e segregacionit në baza entike, fushatat për uljen e diskriminimit të çfardo qoftë lloji, mbrojtja institucionale dhe nxitja e shoqërisë për të reaguar ndaj fenomenve të tilla, janë disa nga masat që mund të ndikojnë në forcimin e multikulturalizmit në vend”, thotë Çoriq.

Qashif Bakiu, ligjërues në Universitetin Shtetëror të Tetovës, thotë se politika është ajo e cila më së shumti rrezikon multikulturalizmin në vend. Sipas tij, gjendja mund të ndryshojë vetëm me ndryshimin e politikës qeverisëse.

“Elitat politike duhet të kenë kujdes të madh ndë ndërtimin e një bashkëjetese e cila shpesh herë bie pre në llogari të përfitimeve politike.Vlerësoj se kjo mund të arrihet të kapërcehet vetëm me ndryshimin e modelit të qeverisjes që për mendimin tim një model i cili është aplikuar në Holandë apo Belgjikë mund të ndikojë në arritjen e besimit reciprok“, thotë Bakiu.

Dina Spirovska nga forumi rinor i Lidhjes social-demokrate, thotë se institucionet duhet të ndryshojnë qasjen dhe të punojnë shumë më tepër në terren për ngritjen e vëtedijës për kutlivimin e raporteve ndëretnike pasi fushata reklamuese nëpër media për bashkëjetesën nuk ka dhënë as edhe një rezultat.

“Në vend të kësaj ne propozojmë punëtori dhe takime me njerëz dhe që për së afërmi të njoftohemi me kulturat e njëri tjetrit pasi reklamat televizive nuk ka bërë asnjë efekt“,thotë Spirovska.

Edhe Lubomir Fërçkovski, profesor në Universitetin e Shkupit, thotë se gjithçka varet nga politika, pasi një shoqëri siç është Maqedonia meriton kujdes të veçant.

“Shoqëritë e tilla si kjo në Maqedoni varen nga elitat politike, shumë më tepër se shoqërirë tjera, pra elita politike që do të jetë të përgjegjshme në raport me demokracinë dhe të drejtat e njeriut“, thotë Fërçkovski.

Shqetësime mbi raportet ndërentike në Maqedoni së fundi ka ngritur edhe ambasadori amerikan, Pol Uolers duke kërkuar nga liderët politik që të kenë kujdes me këtë segment dhe jo të tentojnë me çdo kusht të përfitojnë pikë politike.

XS
SM
MD
LG