Ndërlidhjet

Tiranë: Në Protestën masive të PD-së kërkohet dorëheqje e qeverisë


Pamje e një pjese të Tiranës

Pamje e një pjese të Tiranës

Në protestën masive të organizuar nga Partia Demokratike në opozitë në Shqipëri, është kritikuar ashpër qeveria e kryeministrit, Edi Rama, dhe është kërkuar dorëheqja e saj.

Duke folur para masës së tubuar para selisë së kryeministrisë në Tiranë, lideri i PD-së, Lulzim Basha, tha se qeveria e ka varfëruar Shqipërinë me rritje të taksave dhe papunësi.

Mëtutje, zoti Basha është shprehur kundër rritjes së taksave, papunësisë, rritjes së çmimit të energjisë elektrike.

Sipas tij, në protestën e stome në Tiranë ishin të pranishëm së paku 200 mijë vetë.

Nga ana tjetër, ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, në rrjetin Facebook ka shkruar se kjo ishte protesta më e madhe që është parë në Tiranë.

“Zemërimi popullor - në zenit”, tha Berisha, duke kërkuar largimin e Edi Ramës nga posti i kryeministrit.

Policia tha sot se demonstrata në bulevardin kryesor të Tiranës ishte paqësore.

XS
SM
MD
LG