Ndërlidhjet

Shqipëri: Hapet bunkeri sekret i ndërtuar nga komunistët


Pamje e një pjese të Tiranës
Pamje e një pjese të Tiranës

Një bunker gjigant sekret, të cilin regjimi komunist i Shqipërisë e kishte ndërtuar nëntokë para disa dekadave, për tu mbrojtur nga sulmi nga perëndimi, të shtunën është hapur për publikun.

Gjatë regjimit komunist 40 vjeçar të ish-diktatorit, Enver Hoxha, Shqipëria ishte njëri nga vendet më të izoluara në botë, me një frikë paranoide nga një sulm nga perëndimi, raporton AFP.

Ky bunker sekret, i ndërtuar në periudhën 1972 – 1978, parashihej të shërbente si seli e komitetit qendror dhe të asamblesë komuniste në vitet e luftës.

Pasi e vizitoi bunkerin, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se “ne kemi vendosur të hapim çdo gjë”.

“Ideja për ndërtim lindi pas vizitës së Hoxhës në Korenë Veriore në vitin 1964”, tha zëdhënësja e Ministrisë së mbrojtjes së Shqipërisë, Edlira Prendi.

Deri tash, bunkeri gjigant ende ndodhej në listën e ushtrisë së Shqipërisë si “sekret i madh”, tha zëdhënësja Prendi.

Ky bunker do të jetë nën përkujdesjen e Ministrisë së turizmit dhe kulturës dhe, po ashtu, në të do të gjendet edhe një muze dhe hapësira për ekspozita të artistëve.

XS
SM
MD
LG