Ndërlidhjet

Nju Jork: Pas borës së madhe - frikë nga vërshimet


Shërbimet e emergjencës ndihmojnë në pastrimin e kulmeve të shtëpive nga bora e madhe
Shërbimet e emergjencës ndihmojnë në pastrimin e kulmeve të shtëpive nga bora e madhe

Pas dëborës së paparë, që ka rënë në vendbanimet në pjesën perëndimore të shtetit të Nju Jorkut dhe nga e cila kanë humbur jetën së paku 14 vetë, tash ka frikë nga vërshimet e mëdha, meqë pritet ngritje e temperaturave në këto territore gjatë ditës së sotme.

Këtë njoftim e ka bërë Shërbimi kombëtar i motit në Shtetet e Bashkuara mbrëmë vonë, pasi në këto hapësira gjatë katër ditëve të kaluara ka rënë borë e madhe, që arrinte lartësinë edhe në dy metra.

Më se 600 mijë njerëz në këto territore janë bllokuar në shtëpitë e tyre për disa ditë.

XS
SM
MD
LG