Ndërlidhjet

Putin: Nuk dua të jem president i përjetshëm


Vladimir Putin

Vladimir Putin

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha se nuk synon që të jetë president i përjetshëm, meqë një gjë e tillë do të ishte e dëmshme për vendin e tij.

Gjatë një interviste eksluzive për agjencinë ruse të lajmeve, TASS, të publikuar sot, Putin e ka përjashtuar mundësinë për të qenë president i përjetshëm, meqë kjo “nuk është mirë për vendin, është e dëmshme dhe është diçka që unë nuk e dua”.

Sipas tij, nga aspekti kushtetues, ai mund të garoj për president në vitin 2018, por nuk ka saktësuar se a planifikon të kandidoj edhe për një mandat tjetër.

Duke u shprehur për përkeqësimin e raporteve me perëndimin, zoti Putin theksoi se Rusia nuk e dëshiron një “Perde të Hekurt” të re.

Mëtutje, ai është shprehur se Rusia nuk është dhe nuk do të jetë e izoluar dhe i ka hedhur poshtë paralajmërimet për “pasoja katastrofike” për ekonominë ruse, për shkak të sanksioneve ekonomike perëndimore dhe reduktimin drastik të çmimeve të nafëts, që është njëri nga artikujt kryesor të eksportit rus në tregjet botërore.

XS
SM
MD
LG