Ndërlidhjet

Izrael: Gjykata e shqyrton ankesën e palestinezëve


Pamje nga shtëpitë e shkatërruara të palestinezëve në pjesën lindore të Jerusalemit

Pamje nga shtëpitë e shkatërruara të palestinezëve në pjesën lindore të Jerusalemit

Një gjykatë ushtarake izraelite sot pritet ta shqyrtoj ankesën e tri familjeve palestineze në pjesën lindore të Jerusalemit, kundër urdhërave të autoriteteve izraelite për shkatërrimin e shtëpive të tyre, meqë të afërmit e këtyre familjeve janë të dyshuar se kanë ndërmarrë sulme kundër izraelitëve.

Tre të afërm të këtyre familjeve, Muataz Hijazi dhe kushërinjtë, Uday e Ghassan Abu Jamal, janë vrarë nga policia izraelite pas dy sulmeve të ndara kohëve të fundit, në pjesën perëndimore të Jerusalemit.

Prej atëherë, familjet e tyre kanë marrë shkresa nga autoritetet izraelite me urdhëra për shkatërrimin e shëtpive të tyre.

Organizata Human Rights Watch, ka kërkuar që Izraeli menjëherë ta ndalë praktikën e shkatërrimit të shtëpive të palestinezëve, të akuzuar për sulme kundër izraelitëve, duke thënë se ky veprim mund të paraqes krim lufte.

Në deklaratën e djeshme, ky grup për të drejtat e njeriut me seli në Nju Jork, tha se politikat e këtilla “kur kryhen në territoret e okupuara, përfshirë pjesën lindore të Jerusalemit, përbëjnë dënim kolektv, që është krim lufte”.

XS
SM
MD
LG