Ndërlidhjet

Gjermani: Së paku 550 shtetas në radhët e IS-it


Pamje e Berlinit

Pamje e Berlinit

Shefi i inteligjencës së Gjermanisë, Hans-Georg Maassen, thotë se afro 550 gjermanë kanë udhëtuar në Siri dhe Irak, për tu bashkuar me grupin militant, Shteti Islamik (IS).

Mëtutje, në intervistën për gazetën Welt am Sonntag, të publikuar sot, zoti Maassen tha se numri i gjermanëve që luftojnë së bashku me militantët është rritur, pasi zyrtarët gjermanë më herët kishin thënë se ky numër ishte 450.

Sipas zyrtarit të lartë gjerman, 60 prej tyre janë vrarë në luftime, ndërsa së paku nëntë janë vrarë gjatë sulmeve vetëvrasëse.

Maassen thekson se afro 180 xhihadistë tashmë janë kthyer nga Siria dhe Iraku, dhe Gjermania është cak “natyror” për militantët, pasi është pjesë e koalicionit që lufton kundër militantëve të Shtetit Islamik.

XS
SM
MD
LG