Ndërlidhjet

Forcat irakiane rikthejnë 2 qytete të kontrolluara nga IS


Ilustrim
Ilustrim

Forcat irakiane, kanë bërë të ditur se me 23 nëntor ata kanë arritur që të rikthejnë dy qytete në veri-lindje të Bagdadit, që ishin nën okupimin e militantëve të Shtetit Islamik (IS).

Sipas një burimi nga ushtria irakiane dhe kurde, rreth 50 militantë të IS janë vrarë gjatë përleshjeve në qytetet Jawalha dhe Saadiya.

Kurse në mesin e luftëtarëve kurdë, numërohen rreth 20 të vrarë.

Në ndërkohë, më 23 nëntor përleshjet kanë vazhduar afër Ramadit në provincën Anbar.

Të mbështetur nga sulmet ajrore të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara, militantë shiitë, luftëtarë të fisit sunitë dhe forcat irakiane së fundmi kanë arritur që të rikthejnë disa qytete të ukupuara nga militantët e IS.

Edhe qytetet Baiji dhe Jurf al-Sakhr po ashtu janë rikthyer, megjithatë pjesë të mëdha në këto vende vazhdojnë të mbesin nën kontrollin e militantëve të IS, pjesë si Mosul, Tikrit dhe Fallujah.

XS
SM
MD
LG