Ndërlidhjet

logo-print

Marrëveshja për programin bërthamor të Iranit, para afatit përfundimar


Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, (majtas) dhe ministri i Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, (majtas) dhe ministri i Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif.

Bisedimet në Vjenë mes Iranit dhe gjashtë fuqive botërore, janë pak orë përpara afatit përfundimtar, për të arritur marrëveshjen e përhershme për programin bërthamor të Tehranit.

Disa zyrtarë kanë thënë se vështirë që do të mund të arrihet marrëveshja para mesnatës, përmes së cilës garantohet se Irani do të ndërpresë zhvillimin e mëtejmë të armëve bërthamore.

Më 23 nëntor zyrtarë amerikanë, kanë thënë se Sekretari i shtetit, John Kerry, dhe ministri i Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif, kanë diskutuar për mundësinë e zgjatjes së afatit përfundimtar për arritjen e marrëveshjes.

Gjashtë fuqi botërore, SHBA-të, Kina, Rusia, Gjermania, Franca dhe Britania po përpiqen që të arrijnë një marrëveshje me Iranin, që kjo e fundit të ndërpresë zhvillimin e programit bërthamor, dhe si shkëmbim do t’i hiqen sanksionet nga perëndimi.


XS
SM
MD
LG