Ndërlidhjet

IOC dënon sulmin vetëvrasës në turneun e volejbollit në Afganistan


Ilustrim
Ilustrim

Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC) ka dënuar sulmin vetëvrasës në një turne të volejbollit në Afganistanin lindor, nga i cili u vranë të paktën 50 njerëz, ndërsa u plagosën rreth 60 të tjerë.

Më 23 nënor, në orët e pasditës një sulmues ka hyrë në mesin e shikuesve derisa po zhvillohej turneu i volejbollit në provincën Paktika, dhe ka hedhur vehtën në ajër.

Presidenti i IOC, Thomas Bach, ka thënë se shpërthimi është ‘sulm ndaj sportit’ dhe ndaj vlerave pozitive që sporti mund t’i sjellë ‘për të ndihmuar në ndërtimin e marrëdhënieve paqësore mes komuniteteve të ndryshme’.

Ende askush nuk e ka marrë përgjësinë e sulmit. Por, turneu ka ndodhur në pjesën më të dhunshme të Afganistanit, për shkak prezencës së talibanëve dhe sulmeve të tyre.

Ndryshe ky vend është i sulmuar shpeshherë edhe nga militantët e Al-Kaidës, të cilët nga shteti fqinj, Pakistani kalojnë në Afganistan për të kryer sulme të ndryshme.

XS
SM
MD
LG