Ndërlidhjet

Në pritje të vendimit për policin që vrau zezakun e paarmatosur


Ilustrim
Ilustrim

Qytetarë të shumtë janë mbledhur afër ndërtesës së qeverisë në Saint Louis, të cilët po presin vendimin e jurisë që do të shpallet sot më 24 nëntor, për policin e bardhë që vrau një të ri zezak, të paarmatosur.

Vendimi ka të bëj me atë nëse polici do t’i nënshtrohet gjyqit për veprën e bërë.

Qytetarët në Ferguson (Misuri) po përgatiten që të mbajnë protestë të madhe nëpër rrugë, nëse juria nuk e dënon policin Darren Wilson, i cili më 9 gusht vrau Michael Brown.

Në anën tjetër presidenti amerikan, Barack Obama, guvernatori Jay Nixon, prokurori i përgjithshëm i SHBA-së, Eric Holder, dhe prindërit e Brown, kanë bërë thirrje për qetësi.

Megjithatë, guvernatori Nixon ka kërkuar nga forcat e rendit që të dalin në rrugë, në rast përsëritjes së protestave të dhunshme, të cilat ndodhën më Ferguson gjatë verës, pas vrasjes së 18 vjeçarit, Brown.

XS
SM
MD
LG