Ndërlidhjet

Policia vret 12 vjeçarin që mbante pistoletë të plastikës


Ilustrim
Ilustrim

Një djalë 12-vjeçar nga Cleveland (Ohio) ka vdekur pasi u qëllua nga policia më 22 nëntor.

12 vjeçari po mbante një revole të plastikës, për të cilën fillimisht është menduar se është pistoletë e vërtetë.

Djali i identifikuar me emrin, Tamir Rice, është qëlluar në stomak, ndërsa ka ndërruar jetë më 23 nëntor.

Rasti ka ndodhur pasi që policia ishte thirrur në një shesh të lojërave në Cleveland, pasi një burrë ka thënë se ka parë një djalë që po i trembte njerëzit, duke i’u drejtuar pistoletën që mbase është e ‘rreme’.

Autoritetet kanë thënë se Rice nuk ka bërë ndonjë kërcënim verbal pasi ardhjes së policisë.

Por ata kanë treguar se djali ka ngritur armën e tij plastike e cila dukej sikur e vërtetë e llojit ‘Airsoft’ duke i'a drejtuar policisë.

Ndryshe, policia e Cleveland, ka qenë nën hetime nga Departamenti i Drejtësisë së SHBA-së, në rastin e ndjekjes së një makine në vitin 2012, e cila ka përfunduar me të shtëna të policëve, të cilët kanë vrarë dy të dyshuar, të paarmatosur.

XS
SM
MD
LG