Ndërlidhjet

Klerikë myslimanë, të bashkuar për të luftuar IS


Ilustrim
Ilustrim

Klerikë shiitë dhe sunitë nga 80 vende, janë mbledhur në qytetin e shenjtë Qom të Iranit më 23 nëntor, ku kanë diskutuar për luftën ndaj militantëve të Shtetit Islamik (IS).

Organizuesi i konferencës, Nasser Makarem Shirazi, ka bërë thirrje për konsensues midis dy degëve kryesore të Islamit, duke kërkuar nga të gjithë klerikët myslimanë që të punojnë së bashku për të diskredituar grupet ekstremiste, të tilla si IS.

Shirazi, klerik shiitë, i cili ka një numër të lartë të mbështetësve në Iran dhe jashtë saj, ka thënë se ‘sulmet ndaj militantëve të IS, janë të nevojshme por nuk mjaftojnë’.

Ai ka thënë se rrënjët e ideologjisë së tyre të dhunshme duhet të luftohen, përmes dijetarëve myslimanë të cilët duhet të predikojnë të vërtetën, fytyrën e moderuar të Islamit duke i përjashtuar ideologjitë e shëmtuara të IS.

Në anën tjetër, ministri i Jashtëm i Irakut, Ibrahim al-Jaafari, ka thënë se militantët e IS, janë kërcënimi më i madh i Islamit.

Ndryshe, gjatë kësaj konference, disa klerikë kanë përsëritur teoritë konspirative sipas të cilave Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli kanë krijuar IS, për të mbjellë përçarje në botën myslimane.

XS
SM
MD
LG