Ndërlidhjet

Fronti Kombëtar i Francës, merr hua nga Rusia


Marine Le Pen, kryetare e partisë në Francë, 'Fronti Kombëtar'

Marine Le Pen, kryetare e partisë në Francë, 'Fronti Kombëtar'

Partia ekstremiste e të djathtës në Francë ‘Fronti Kombëtar’, e drejtuar nga Marine Le Pen, ka bërë të ditur se ka huazuar nga Rusia 9 milion euro.

Arkëtari i partisë franceze, Wallerand de Saint-Just, ka thënë për radion ‘France Info’, më 23 nëntor, se marrëveshja është nënshkruar në shtator.

Saint-Just, ka bërë të ditur se partia e tyre ka kohë që po kërkon kredi, por bankat në Francë dhe në vende të tjera të Evropës, e kanë refuzuar.

Këto para, do të shfrytëzohen për fushatën elektorale të zgjedhjeve nacionale të vitit 2017, ka treguar ai.

Ndryshe, Marine Le Pen, në prill ka zhvilluar bisedime të nivelit të lartë në Moskë, ndërsa është cituar të ketë thënë se Bashkimi Evropian i ka shpallur Luftë të Ftohtë, Rusisë.

Partitë evropiane të ekstremit të djathtë, kanë dalë në mbrojte të Kremlinit, lidhur me kritikat dhe sanksionet ndaj saj nga ana e qeverive perëndimore.


XS
SM
MD
LG