Ndërlidhjet

Thaçi: Koalicioni PDK – LDK vullnet i shumicës


Hashim Thaçi
Hashim Thaçi

Kryeministri në largim i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka cilësuar koalicionin ndërmjet Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, si të “bazuar në vullnetin demokratik të shumicës të qytetarëve të Kosovës për themelimin e institucioneve legjitime, funksionale, shumë etnike dhe gjithëpërfshirëse”.

Në një postim në rrjetin social Facebook, zoti Thaçi mes tjerash ka shprehur përkushtimin për “të punuar për zhvillimin ekonomik, forcimin e sektorit privat, tërheqjen e investimeve të huaja dhe krijimin e vendeve të reja të punës”.

Ai ka rikujtuar edhe zotimin “për fqinjësi të mirë dhe dialog reciprok me shtetet fqinje të Republikës së Kosovës me qëllim të forcimit të paqes dhe stabilitetit në rajon”.

XS
SM
MD
LG