Ndërlidhjet

AAK: Koalicioni PDK – LDK e dëmton demokracinë


Pamje nga Prishtina

Pamje nga Prishtina

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), në mbledhjen e sotme të Kryesisë me kryetarët e degëve, vlerësoi se javët dhe muajt e ardhshëm do të jenë të rëndë për shtetin dhe qytetarët e Kosovës.

Aleanca shprehë bindjen se koalicioni i krijuar, PDK - LDK, ka për synim dëmtimin e demokracisë, vazhdimin e keq-qeverisjes, rritjen e shpenzimeve qeveritare, rritjen e luksit të qeveritarëve dhe varfërimin e qytetarëve të Kosovës, nka kumtuar AAK-ja.

“Dy kompani politike kanë ndërtuar konsorciumin oligarkik për përfitime në kurriz të qytetarëve dhe shtetit të Kosovës, si dhe për vazhdimësinë e kapjes së shtetit”, thuhet në njoftim për media.

AAK konsideron, po ashtu, se koalicioni do të synojë “fshehjen e krimit, të keqpërdorimeve të mëhershme, të tashme, dhe keqpërdorimeve të ardhshme që planifikojnë”.

Aleanca apelon te qytetarët e Kosovës, shoqëria civile dhe mediat, që të mos nënshtrohen asnjëherë ndaj të keqes së pritur, thuhet në fund të njoftimit.

XS
SM
MD
LG