Ndërlidhjet

Vjenë: Takim i ri për programin atomik iranian


Pallati Coburg në Vjenë ku mbahen negociatat për programin atomik iranian

Pallati Coburg në Vjenë ku mbahen negociatat për programin atomik iranian

Ministrat e jashtëm të Iranit dhe të gjashtë fuqive botërore po mbajnë takim të ri në Vjenë, para se të kaloj afati për arritjen e marrëveshjes, me të cilën do të ndalej programi atomik i Iranit, në këmbim për tërheqje të sanksioneve.

Afati kalon sot në mesnatë.

Burimet e afërta me bisedime thonë se me gjasë negociatat do të shtyhen pa arritje të marrëveshjes finale dhe do të vazhdojnë muajin e ardhshëm.

“Duke pasur parasysh progresin e bërë këtë fundjavë, bisedimet me gjasë shkojnë kah zgjërimi me ekspertë dhe ekipet e negociatorëve do të kthehen në dhjetor, por vendi i mbajtjtes së takimit ende nuk është përcaktuar”, raporton agjencia AFP, duke cituar një diplomat perëndimor.

Agjencia tjetër, Reuters, e ka cituar një burim që thotë se sot pritet ndalja e bisedimeve dhe vazhdimi i tyre muajin e ardhshëm, me gjasë në Oman.

Ky burim ka thënë se Irani, tash për tash, nuk mund të pres kurrfarë tërheqje të mëtejshme të sanksioneve.

XS
SM
MD
LG