Ndërlidhjet

Zvicër: Muzeu do ta pranoj thesarin artistik të vjedhur nga nazistët


Pamje e një vepre të vjedhur nga nazistët të pikorit Matisse
Pamje e një vepre të vjedhur nga nazistët të pikorit Matisse

Një muze zviceran thotë se do ta pranoj trashëgimin e thesarit spektakular gjerman me më tepër se 1 mijë vepra artistike të tubuara gjatë periudhës naziste.

Presidenti i muzeut Kunst në Bernë, Christoph Schaeublin, u tha sot reporterëve në Berlin, se muzeu do të punoj për të siguruar se do të kthehet çdo vepër artistike e vjedhur nga nazistët prej pronarëve hebrenj.

Në mesin e qindra veprave të zbuluara rastësisht në një banesë në Munih të Gjermanisë në vitin 2012, përfshihen edhe pikturat me vlerë të madhe të autorëve Picasso, Monet, Chagall, e të tjerë.

Pronari i banesës ku janë gjetur piktuar, Conrnelius Gurlitt, ka vdekur në muajin maj. Ai ishte djali i një shitësi të veprave artistike, i cili kishte marrë detyrë nga Hitleri për t’i plaçkitur veprat artistike nga muzetë dhe pronarët herbenj, shumica prej të cilëve ishin vrarë në dhomat me gaz helmues.

Personi Gurlitt e kishte arritur një marrëveshje me qeverinë gjermane, para vdekjes së tij, për të ndihmuar në gjetjen e pronarëve të vërtetë të veprave, por raportohet se në testamentin e tij kishte insistuar që koleksioni artistik të dërgohej në muzeun zviceran.

Megjithatë, para se të ndërmerret ndonjë veprim lidhur me këto vepra artistike, duhet të zgjidhjet një kërkesë gjyqësore e paraqitur nga një kushëri i të ndjerit Gurlitt.

XS
SM
MD
LG