Ndërlidhjet

logo-print

Erdogan: Femrat nuk mund të kryejnë punë të njejta si meshkujt


Recep Tayyip Erdogan

Recep Tayyip Erdogan

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, thotë se femrat nuk mund të vendosen “në pozitë të njejtë me meshkuj”.

Mëtutje, në komentet e sotme ai theksoi se puna e rëndë fizike, siç është “gërmimi i tokës” nuk është e përshtatshme për gra, pasi “karakteret, veset dhe aftësitë fizike dallojnë” nga meshkujt.

Erdogan konsideron se amësia duhet të jetë prioritet për gra, duke thënë se kjo është mënyrë e drejtë e jetës myslimane.

Në gusht të këtij muaji, zoti Erdogan u bë president i Turqisë, që është post jopartiak. Për këtë arsye ai qe larguar nga posti i liderit të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim, me rrënjë islamike.

Gjatë 11 viteve në postin e kryeministrit, para se të zgjedhje president, ai ishte akuzuar nga kritikët se synonte çrrënjosjen e parimeve sekulare të Turqisë dhe për kufizim të lirive civile të femrave.

Recep Tayyip Erdogan tha se çdo familje turke duhet të ketë së paku tre fëmijë dhe ka propozuar kufizim të të drejtës për ndërprerje të shtatëzënësisë.

XS
SM
MD
LG