Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: Dorëheqje e sekretarit të mbrojtjes Chuck Hagel


Chuck Hagel

Chuck Hagel

Zyrtarët e Shteteve të Bashkuara thonë se sekretari i mbrojtjes, Chuck Hagel, paraqet dorëheqje.

Këto komente të zyrtarëve u bënë pasi e përditshmja New York Times ka raportuar se presidenti, Barack Obama, gjatë një deklarate më vonë gjatë ditës, do të shpallë se ish-senatori dhe luftëtari i Vietnamit, Chuck Hagel, do të tërhiqet.

Agjencia Reuters e ka cituar një zyrtar amerikan të mbrojtjes, që ka thënë se Obama e ka pranuar dorëheqjen e zotit Hagel.

Raportohet se kjo dorëheqje po bëhet pas kritikave nga kundërshtarët e qeverisë lidhur me fushatën ushtarake në Afganistan dhe operacioneve, me të cilat po sulmohen caqet e militantëve të Shtetit Islamik në Siri dhe Irak.

Zyrtarët kanë thënë se zoti Hagel, 68 vjeçar, do të mbeten në postin e sekretarit të mbrojtjes, derisa të emërohet pasardhësi i tij.

XS
SM
MD
LG