Ndërlidhjet

logo-print

Kazakistan: Ndalohet videoja për shtetasit që luftojnë në Siri


Pamje nga kryeqyteti Astan në Kazakistan

Pamje nga kryeqyteti Astan në Kazakistan

Në Kazakistan është ndaluar një video, ku shihen fëmijët kazakë, dhe e cila i ka ngritur dyshimet se ata po përgatiteshin për të luftuar së bashku me militantët e Shtetit Islamik në Siri.

Në kumtesën e sotme, Zyra e prokurorit të përgjithshëm u ka tërhequr vërejtjen mediave dhe shfrytëzuesve të Internetit për “konsekuenca të mundshme juridike” për shpërndarjen e videos, duke thënë se ajo paraqet propagandë terroriste.

Gazeta britanike, Daily Mail, në faqen e saj në Internet pardje e ka publikuar këtë video, ku shihen fëmijët të cilët veteveten e kanë prezentuar si shtetas kazakë.

Në këtë klip, në gjuhën arabe dhe kazake, me përkthim rus dhe anglez, fëmijët thanë se po bëheshin gati për “xhihad” dhe për “vrasje të të pafeve”.

Javën e kaluar, autoritetet në Kazakistan thanë se afro 300 shtetas, përfshirë 150 femra, po luftonin në radhët e militantëve të Shtetit Islamik në Siri dhe Irak.

XS
SM
MD
LG