Ndërlidhjet

Vjenë: Pajtueshmëri për zgjatjen e bisedimeve me Iranin


Pamje nga bisedimet në Vjenë për programin atomik të Iranit

Pamje nga bisedimet në Vjenë për programin atomik të Iranit

Irani dhe gjashtë fuqitë botërore kanë arritur pajtueshmëri për zgjatjen e bisedimeve për programin atomik iranian deri më 1 korrik 2015, pas dështimit që të arrijnë marrëveshje brenda afatit, që kalon sonte në mesnatë.

Kjo është hera e dytë që kanë vazhduar negociatat për arritjen e marrëveshjes, me të cilën do të përfundoj mospajtimi 12 vjeçar ndërmjet palëve.

Me marrëveshje synohet ndalja e programit atomik iranian, për të cilin shtetet perëndimore kanë shqetësime se mund të çoj në zhvillimin e armatimit bërthamor. Në anën tjetër do të tërhiqeshin sanksionet, të cilat e kanë dëmtuar ekonominë e Iranit.

Pas takimeve të furishme të minutës së fundit në Vjenë, sekretari i jashtëm britanik, Philip Hammond, tha sot se Irani dhe fuqitë botërore kanë bërë “njëfarë progresi të rëndësishëm”, në rundin e fundit të bisedimeve, që filluan më 18 të këtij muaji.

Ai theksoi se negociatorët tash synojnë arritjen e “marrëveshjes kryesore” deri më 1 mars, ndërsa bisedimet do të vazhdojnë në dhjetor.

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, tha se fuqitë borëtore nuk do të bisedojnë përgjithmonë me Teheranin, pa progres serioz, por tash nuk ishte koha që të largohen pa pajtueshmëri për vazhdim të negociatave.

XS
SM
MD
LG