Ndërlidhjet

Armeni: Ndëshkim ndaj çdo provokimi nga Azerbajxhani


Pamje nga kryeqyteti Erevan në Armeni
Pamje nga kryeqyteti Erevan në Armeni

Ministri i mbrojtjes i Armenisë, Seiran Ohanian, thotë se vendi i tij do të hakmerret kundër “çdo provokimi nga forcat e Azerbajxhanit prej këtij momenti”, pas rrëzimit të një helikopteri nga forcat e Azerbajxhanit afër territorit separatist, Nagorno-Karabakh.

Këto komeente ai i bëri pasi autoritetet e vetëshpallura qeverisëse në Nagorno-Karabakh thanë se komandot i kanë gjetur trupat e tre anëtarëve të ekuipazhit, që janë vrarë nga rrëzimi i helikopterit Mi-24, pasi ai ishte qëlluar më 22 nëntor.

Separatistët e mbështetur nga Armenia e morën kontrollin ndaj rajonit Nagorno – Karabakh, që është kryesisht i banuar me popullatë shumicë armene, nga Azerbajxhani, gjatë luftës në fillim të viteve të 90-ta, me ç’rast ishin vrarë afro 3 mijë vetë.

Përpjekjet diplomatike për zgjidhjen e këtij konflikti kanë arritur pak progres, ndërsa vargu i përleshjeve vdekjeprurëse gjatë periudhës së verës i ka shtuar shqetësimet për një luftë të shkallës së plotë.

XS
SM
MD
LG