Ndërlidhjet

Poroshenko: Lituania e furnizon Ukrainën me ndihmë ushtarake


Dalia Grybauskaite (majtas) dhe Petro Poroshenko gjatë takimit në Kiev

Dalia Grybauskaite (majtas) dhe Petro Poroshenko gjatë takimit në Kiev

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, thotë se Lituania do të dërgoj ndihmë ushtarake në Ukrainë, ku forcat qeveritare po luftojnë kundër speratistëve prorusë në pjesën lindore të këtij vendi.

“Ne jemi pajtuar për furnizime me elemente specifike të armatimit për forcat e armatosura të Ukrainës”, tha Poroshenko, pas bisedimeve me presidenten e Lituanisë, Dalia Grybauskaite, sot në Kiev.

Nuk është e qartë se a do të ndihmoj Lituania me pajisje jovdekjeprurëse apo me armatim.

Presidentja Grybauskaite tha se Litania është e gatshme të bashkëpunoj me Ukrainën “në të gjitha sferat, përfshirë edhe atë ushtarake”.

XS
SM
MD
LG