Ndërlidhjet

logo-print

Maqedoni: Ish-kryeministri duhet ta vuajë dënimin me burg


Vllado Buçkovski

Vllado Buçkovski

Një gjykatë në Shkup e ka hedhur poshtë dje ankesën e ish-kryeministrit të Maqedonisë, Vllado Buçkovski, për vuajtjen e dënimit me dy vjet burg lidhur me rastin “pjesët për tanke”.

Zoti Buçkovski ishte dënuar së bashku me shefin e shtamadhorisë së ushtrisë së Maqedonisë, Metodije Stambolijski, në vitin 2001, për shkak të përfshirjes në blerjen dhe shitjen e pjesëve të përdorura për tanke, me ç’rast ishte vlerësuar se shteti është dëmtuar për 2.5 milionë euro.

Mediat në Shkup kanë raportuar se Buçkovski brenda tetë ditësh, pasi vendimi të bëhet i plotfuqishëm, duhet të paraqitet për vuajtjen e dënimit me burg.

Vllado Buçkovski më parë ka shërbyer si kryeministër dhe ministër i mbrojtjes.

XS
SM
MD
LG