Ndërlidhjet

Afganistan: Nga sulmi me bombë – disa ushtarë të plagosur


Pamje pas një sulmi të mëparshëm me bombë në Kabul

Nga një sulm me bombë në kryeqytetin Kabul në Afganistan, janë plagosur së paku 6 ushtarë afganë.

Zyrtarë të policisë thanë se cak i sulmit të sotëm ishte një automjet i ushtrisë së Afganistanitt.

Kryengritësit talibanë e kanë maarrë përgjegjësinë për këtë sulm nëpërmjet një imejli dërguar gazetarëve.

Disa orë më vonë, një shpërthim tjetër e ka tronditur Kabulin, por shefi i policisë së këtij qyteti, Mohammad Zahir, tha se ai nuk ka shkaktuar viktima.

Kabuli është goditur nga një numër në rritje i sulmeve me bomba nga talibanët dhe militantët e tjerë islamikë, derisa trupat e jashtme luftarake po tërhiqen nga lufta 13 vjeçare, duke e lënë vetëm një mision mbështetës.

Nga një sulm me bombë dje në Kabul, janë vrarë dy ushtarë amerikanë.

XS
SM
MD
LG